Ljajiq: Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë

  • 20 September 2018 - 12:39
Ljajiq: Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq ka thënë se “Serbia nuk reagon ndaj konfliktit të ngrirë në Kosovë”, dhe se Beogradi ka treguar gatishmërinë e tij për të zgjidhur çështjen, por që nuk ka përgjigje pozitive nga ana tjetër.

“Më duket se kjo është një fazë kritike e dialogut. Deri më tani, çështja e Kosovës në publikun serb ka qenë subjekt i fushatave politike ditore dhe kanë përfituar kryesisht palët në procesin zgjedhor, tani që topi transferohet në Kosovë dhe ka shumë pengesa politike dhe partiake”, ka vlerësuar ai.

(Kosova Sot)