Vladimir Putin një qitës i lindur, kap objektivin 600 metra larg

  • 20 September 2018 - 12:59
Vladimir Putin një qitës i lindur, kap objektivin 600 metra larg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshmoi se është një qitës vdekjeprurës, teksa shfaqet në një video të publikuar që të realizojë gjuajtje perfekte nga 600 metra.

Njeriu më i fuqishëm i Rusisë, shënjestroi kokën, mëlçinë dhe barkun e një objektivi statik, të vendosur 600 metra larg, teksa testonte snajperin e ri Chukavin, të projektuar nga kallashnikov i njohur si SVCh-308.

Por duket se mosha ka bërë të vetën, pasi dy prej gjuajtjeve nuk e kapën objektivin.

(Kosova Sot)