LDK merr këtë vendim për seancën e jashtëzakonshme

  • 20 September 2018 - 12:59
LDK merr këtë vendim për seancën e jashtëzakonshme

Për seancën e parë e cila është thirrur nga Opozita, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka konfirmuar gatishmërinë e partisë së saj për të marrë pjesë.

“Ne e kemi thirrur atë seancë. LDK së bashku me VV-në dhe PSD-në kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Gaxherri .

Në këtë seancë pritet të ratifikohet marrëveshja financiare për IPA 2017, marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa dhe qytetarët”, si dhe ajo për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS+”.

Gaxherri ka bërë të ditur se LDK nuk do të jetë prezente në seancën e rregullt e cila nis punimet në orën 14:30 derisa sipas saj të sigurohet mbështetja e shumicës në Kuvend.

“LDK nuk do të marrë pjesë në seanca tjera pa i siguruar nënshkrimet e të paktën 52 deputetëve”, ka shtuar ajo.

Image

(Kosova Sot)