Shoqëria Lëvizja përkujton të rënët për liri

  • 20 September 2018 - 13:04
Shoqëria Lëvizja përkujton të rënët për liri

Shoqëria Lëvizja me rastin e 20-të vjetorit të rënies në luftë për liri të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adem, Hamzë e Shaban Jashari, Xhavit Haziri, Ismet Jashari-Komandant Kumanova, Mujë Krasniqi, Agim Bajrami, Beqir Limani, Bekim Berisha, Gursel dhe Bajram Sylejmani, Skënder Çeku, Sejdi Sejdiu e të tjerë, organizojnë tubim përkujtimor në nderim të jetës e veprës së tyre heroike.

Tubimi përkujtimor është organizuar nga degët e Shoqërisë Lëvizja në Austri, Francë, Gjermani dhe Zvicër dhe mbahet më 30 shator në orën 14:00, në këtë adresë Sternenhofstrasse 15 CH-4153 Reinach.

(Kosova Sot)