Spanja ndërron qëndrim, tregon cili është kushti i tyre për ta njohur Kosovën

  • 20 September 2018 - 13:34
Spanja ndërron qëndrim, tregon cili është kushti i tyre për ta njohur Kosovën

Gazeta spanjolle ”Moncloa” ka dalur me një shkrim të befasishëm në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja.

Sipas kësaj gazete, Spanja po përgatitet ta njoh shtetin e Kosovës.

Gazeta thotë se Spanja po përgatitet të njoh pavarësinë e Kosovës, në rast se arrihet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, gazeta shkruan se Spanja është kundër idesë së Thaçit dhe Vucic’it për ndryshim të kufijve.

Po ashtu, Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve, vendet që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani do të lëvizin përpara në njohjen e pavarësisë.

(Kosova Sot)