Gjendet i vdekur poshtë pallatit, ja dyshimet e familjarëve

  • 20 September 2018 - 13:52
Gjendet i vdekur poshtë pallatit, ja dyshimet e familjarëve

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Vlorës gjeti një trup të pajetë të një burri.

Siç bëjnë të ditur blutë e qytetit bregdetar, në orën 05:37, në lagjen "28 Nëntori" në rrugën poshtë një pallati është gjetur i pajetë Luto Murataj, 68 vjeç.

"Nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se burri mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të pallat, në kushte depresive, pasi kurohej nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

 

(Kosova Sot)