Labinot Tahiri jep ide se çka duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën

  • 20 September 2018 - 14:03
Labinot Tahiri jep ide se çka duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka dhënë një deklaratë rreth ‘inkuadrimit’ të Shqipërisë në dialogun me Kosovën.

Tahiri ka thënë se është në një linjë me Behxhet Pacollin.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Lexoni të plotë reagimin e tij

Deklarata ime, lidhur me dialogun, dhe në një vijë rreth deklaratës së dhënë, ditë më parë nga ministri i punëve të jashtme, Z, Behgjet Pacolli.
Edhe unë mendojë kështu.

Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Ne kemi nevojë për ekspertizë në radhë të parë. Por kemi nevojë edhe për përkrahje politike. Sado që ne kemi ndihmën e SHBA, dhe në rajonin tonë shumica e kombeve janë aleatë të amerikanëve, një aktivitet më i madh i Shqipërisë në lobimin rajonal në Ballkan është i mirëseardhur dhe i pazavendësueshëm. Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Por qeveria e Shqipërisë duhet të punojë me shume me Greqinë, Rumaninë e Bosnjën ashtu që finalja e dialogut të rezultojë me njohje nga ana e këtyre 3 vendeve të Ballkanit.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

(Kosova Sot)