Lihet në burg avokatja e arrestuar për korrupsion

  • 20 September 2018 - 14:15
Lihet në burg avokatja e arrestuar për korrupsion

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Ndërmjetësi” duke ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 shtetas Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës ), Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

 

(Kosova Sot)