Senati vendos për studentët që kanë kaluar dyfishin e viteve të studimit

  • 20 September 2018 - 15:11
Senati vendos për studentët që kanë kaluar dyfishin e viteve të studimit

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë ditës së sotme po mban mbledhjen e 41-të, ku po diskutohet për studentët e tri niveleve të studimeve të cilëve me 30 shtator të këtij viti, iu skadon periudha e dyfishtë e kohezgjatjes së studimeve të caktuar për diplomim.

Senati mori vendim që studentëve të nivelit Bachelor që i kanë përfunduar provimet e vitit të dytë apo tretë varësisht prej programit t’u vazhdohet edhe për një vit studimet.

Ndërsa, studentëve te nivelit Master iu vazhdohet kohëzgjatja e studimeve pas kalimit të dyfishtë të studimeve nëse kanë kaluar 50 përqindëshin e provimeve.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli tha se duhet të merren edhe me profesorët tek të cilët shkalla e kalueshmërisë të studentëve është tejet e vogël.

“Të gjitha shtesat që po bëhn janë antistatutre dhe ne asnjëherë nuk kemi bërë ndonjë vlerësim se sa është shkalla e kalueshmërisë te këta profesorë apo fakultete. Ka peofesorë që ndjehen ë kënaqur nëse prej 100 vetëve i kalon vetëm 2 duhet të merremk serioisht me këta profesorë. Jo vetëm stidenët kanë faj në këë aspekt kur vitet e studimeve e kalojnë numrin e dyfishtë të studimeve”, tha Dugolli.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Abdullah Zejnullahu vëri gishtin edhe tek studentët që nuk mund t’i përfundojnë studimet me kohë.

“Mbi 40% të studentëve meritojnë me i përzënë në shtëpi, ka edhe të atillë qe janë me të vërtetë të mirë. Propozoj qe për nivelin bachelor të vendoset që studenëve qe u kalon dyfishi i studimeve të rirreshtohen në programet aktuale.”, tha Zejnullahu.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, megjithatë kërkoi masa më të rrepta për këta studentë.

“Në status të UP-së nuk përdoret fjala rirreshtim dhe studnetëve që iu kalon afati i dyfishtë i studimeve e humbin të dejtën e të qenit studentë prandaj edhe duhet të regjistrohen aërish përmes konkursit. Prandaj ose ndërroni raportet e juaja ose lexoni procesin e Bolonjes që me i lehtu studentët dhe ata t’i kompletojnë orët e kërkuara. Nëse nuk përmbushen ndryshoni planprogramet edhe syllabuset”, tha ai.

Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se duhet të gjendet mënyra më e mirë për të mos u penalizuar studentët.

“Ka raste qe dekanët i lejojnë profesorët rë shkojnë jashtë shtetit edhe bën kallëzime penale e të gjitha por do ta disiplinojmë por do të jetë proces. Na duhet me i gjet disa kategori për ata studentë qe janë duke u munduar sepse nuk jemi duke i penalizuar.”, tha Dema.


(Kosova Sot)