Keqpërdori seksualisht një person me të meta mendore, një muaj paraburgim për prizrenasin

  • 20 September 2018 - 15:19
Keqpërdori seksualisht një person me të meta mendore, një muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për të pandehurin V.R. nga Prizreni nën dyshimin për veprën penale ‘keqpërdorimi seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale’.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 18.09.2018 nga ora 11:30 dhe do të zgjasë deri më datën 17.10.2018.

“Sepse me datë të pavërtetuar, nga viti 2018 e detyron të dëmtuarën me iniciale L.V. e cila është me aftësi të zvogëluar mendore dhe fizike, të kryej aktin seksual me të dhe duke e mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm nga e njëjta kërkon shërbime si të holla, telefona dhe rroba e të cilat edhe ajo ia dërgon. Duke e pasur parasysh se nga të dhënat e policisë rezulton se ndaj të njëjtit janë të regjistruara vepra penale të natyrave të ndryshme, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në arsyetim.


(Kosova Sot)