Korrigjohen gabimet në librat e mësimit për shkollat fillore

  • 20 September 2018 - 15:24
Korrigjohen gabimet në librat e mësimit për shkollat fillore

Të gjithë librat e matematikës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë kanë gabime dhe kanë qenë të korrigjuar dhe shpërndarja e tyre ka filluar nëpër shkolla, njofton “Meta”.

“Janë dorëzuar librat e rinj për lëndën e matematikën, të shkencave natyrore nga klasa e parë deri në të gjashtën, të biologjisë nga klasa e shtatë deri në të nëntën, të kimisë nga klasa e tetë deri në të nëntën, ndërsa libra të rinj do të ketë nga lënda e fizikës për klasën e tetë dhe nëntë”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në shërbimin pedagogjik në kuadër të MASH-it, e cila është përgjegjëse për librat, nuk japin detaje për këtë se çfarë gabime janë gjetur në libra. Nga atje shkurt informojnë se gabimet kanë qenë të natyrave të ndryshme.

“Ka gabime nga aspekti profesional, metodologjik dhe teknik, por ka edhe nga aspekti i përkthimit dhe adaptimit”, thonë nga atje.

(Kosova Sot)