Socialistët votojnë pro shembjes së Teatrit

  • 20 September 2018 - 15:25
Socialistët votojnë pro shembjes së Teatrit

Më 75 vota pro mazhoranca në Kuvend miratoi dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

Ndërsa me shumicë të thjeshtë u miratuan edhe ndryshimet që socialitët i bënë këtij ligji në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ligji parashikon një garë të hapur për këdo ka interes për të ndërtuar në këtë zonë me kushtin që të ndërtojë edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Ligji i miratuar më ndryshime i ka lënë 30 ditë kohë kopmpanive të tjera për të hyrë në garë.

Ndërkohë sot para dyerve të parlamentit shoqëria civile dhe artistët protestuan kundër këtij ligji, ndërsa opozita nuk ishte në sallë pasi zhvilloi mbledhjen e saj të radhës në Vlorë.

(Kosova Sot)