Deklarimet e Haradinajt për kufijtë, Gjuriq i ankohet Bashkimit Evropian

  • 20 September 2018 - 15:26
Deklarimet e Haradinajt për kufijtë, Gjuriq i ankohet Bashkimit Evropian

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Serbi, Marko Gjuriq, ka folur sot në një konferencë për media, ku ka komentuar me shqetësim deklarimet e bëra nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ‘Vetëm çizmet i vendosin kufijtë’.

Gjuriq i është drejtuar me pyetje publike për Bashkimin Evropian, duke thënë se nuk është hera e parë që vijnë ‘kërcënime’ të tilla nga politikanët e Republikës së Kosovës.

“Është hera e 28 që ata e bëjnë të njëjtën gjë, derisa presidenti Vuçiq po mundohet që të gjejë një zgjidhje për Kosovën dhe të caktojë se ku saktësisht duhet të vendosën kufijtë” ka thënë Gjuriq, shkruan ‘telegrafi’ serb.

Ai ka drejtuar kritika drejt BE-së, për siç ka thën Gjuriq, heshtjen e tyre përballë këtyre deklarimeve të Haradinajt për kufijtë.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të bëhej një deklarim i tillë nga Serbia”, ka thënë Gjuriq.



(Kosova Sot)