Hoxha: Asociacioni do ta fundos Kosovën

  • 31 August 2015 - 19:10
Hoxha: Asociacioni do ta fundos Kosovën

Ylli Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke komentuar rreth polemikave të fundit në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe disa anëtarëve të Vetëvendosjes, ka thënë, se “Qëndrimet e Vetëvendosjes janë shume publike, ose hiqni dorë nga Zajednica, nga marrëveshjet, ose do ju heqim ne”.

“Këta po e ndajnë Kosovën pa një mandat qytetar. Le të dalin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ta pyesin elektoratin e vet për këtë marrëveshje. Brenga ime është që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mundet me kanalizuar këtë pakënaqësi”, ka thënë ai.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje komunikojmë në mënyrë intensive me qytetarë, dhe këto ditë e fundit vërehet një brengë e madhe për ngjarjet e fundit”, ka shtuar Hoxha.

Sa u përket kërcënimeve në Facebook Hoxha tha se edhe Vetëvendosje kërcënohet vazhdimisht, “për çdo ditë”.

Hoxha në debatin në Info Magazine, ka thënë se të quhet asociacioni OJQ, është qesharake.

“Është shqetësuese se si qeveria ia bëjnë qefin vetes, puna është që kemi prodhuar një asociacion me kompetenca në shëndetësi, arsim, energji, konstruksioni i Zajednicës është autonomia territoriale e finalizuar me dialog”.

“Ta quash asociacionin OJQ është axhamillëk, nuk ka OJQ që zgjedh komandant policie. Jeni naiv se po i jepni xhelatit shpatën. Me këtë vendim ju e fundosni Kosovën”.