BADALLAJ: ASKUSH NUK PO E ADRESON SHKELJEN NË GJYKATËN KUSHTETUESE NGA HASHIM THAÇI

  • 20 September 2018 - 17:11
BADALLAJ:  ASKUSH NUK PO E ADRESON SHKELJEN NË GJYKATËN KUSHTETUESE NGA HASHIM THAÇI

Kurse analisti Reshat Badallaj thotë se kjo shkelje kushtetuese nga Hashim Thaçi po ndodh pasi që po heshtin të gjitha subjektet politike, askush nuk po e adreson shkeljen në Gjykatën Kushtetuese, sikur është e paraparë me ligj. "Matrapazi i Brojës, ose si po i thonë president i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet përkujtuar edhe pse nuk jam jurist se neni 24 i Kushtetutës së Kosovës (tradhtia ndaj vendit), thotë kështu: Kushdo që në cilësinë e presidentit të Republikës nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt, pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër, dënohet me burgim së paku me 15 vjet ose me burgim të përjetshëm. Pra, shihet se ky matrapaz e ka shkelur me të dy këmbët Kushtetutën e vendit dhe se ky dilenxhi shihet se nuk ka kurrfarë respekti ndaj shtetit, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", tha Badallaj për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)