Grabitje e armatosur nga një person i maskuar në Prishtinë

  • 20 September 2018 - 17:14
Grabitje e armatosur nga një person i maskuar në Prishtinë

Një person i maskuar ka grabitur sot një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur rreth or 14:00, ku personi i maskuar ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka njoftuar se është duke punuar që ta identifikojë personin e kësaj grabitje.

Komunikata e plotë e policisë:

Ju njoftojmë se sot rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

Grabitja ka ndodhur në institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Enver Maloku ” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armës, ku një person i maskuar, ka grabitur një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij.

 

(Kosova Sot)