Lajçi: Klientelizmi, shkatërrues për ekonominë

  • 20 September 2018 - 19:01
Lajçi: Klientelizmi, shkatërrues për ekonominë

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Ali Lajçi (LVV),për gazetën " Kosova Sot" thotë se kemi pasur raste të shumta të këtyre monopoleve dhe kemi parë një rrjet të gjerë të këtyre përfitimeve dhe kjo është njëra nga arsyet se përse po heshtë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. "Veç saj, kemi një lidhje të madhe të klientelizmit dhe lidhjes së bizneseve me pushtetarët më të lartë të shtetit, ngase kemi të bëjmë me një korrupsion endemik dhe faktikisht diskursi është i tillë. Andaj, si rrjedhojë e kemi këtë situatë të tillë në ekonominë tonë të brishtë, që vazhdon me monopole të shumta", theksoi ai. "Kosova ka nevojë për ndryshime të mëdha jo vetëm të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, por edhe nëpër institucionet të tjera të kësaj strukture dhe largimin e këtyre matrapazëve, bandave dhe korrupsionistëve që kanë zënë rrënjë kaq të thellë në institucionet tona dhe si të tillë janë antishtetërorë dhe antiligjorë", vijoi më tej Lajçi. Sipas tij, Kosova ka nevojë për ndërrim të prokurorisë, të gjykatave, një ristrukturim të shumë institucioneve tona, ku kemi një rrjetë të gjerë keqpërdoruesish që po e dëmtojnë tej mase Kosovën në një fushë të gjerë, duke filluar nga institucionet qendrore edhe deri tek niveli më i ulët

 

(Kosova Sot)