Ia pa sherrin alkoolit, e braktisi gruaja

  • 31 August 2015 - 19:50
Ia pa sherrin alkoolit, e braktisi gruaja

Ai i këshillon të tjerët që mos t’i hyjnë kësaj rruge të gabuar 

“Gjërat kishin ndryshuar dhe tanimë as veten nuk e njihja. Fillova të konsumoja më shumë alkool edhe në shtëpi, edhe në prani të bashkëshortes. Bile, e kërcënoja atë se nëse do të më linte do ta shkatërroja të tërën”, theksoi 30-vjeçari me inicialet G. B., duke shtuar se kjo dramë nuk vazhdoi shumë dhe se bashkëshortja e tij e kishte braktisur

Qytetari me inicialet G. B., nga Prishtina, tani 30-vjeçar,  ka rrëfyer për jetën e tij si alkoolist, rrugë kjo e cila me vonë u bë shkas edhe i  shkatërrimit të  gjithçkaje që kishte ndërtuar. G. B. bëri të ditur se në këtë rrugë ka hyrë qysh rreth moshës 20-vjeçare, kur si i ri ishte njoftuar me një shoqëri të keqe. “Dallgët e jetës të sjellin nganjëherë edhe atje ku ti nuk e meriton”, ka pohuar ai, duke shtuar se si i ri ka filluar të shoqërohet me një shoqëri që më vonë e ka kuptuar se nuk ka qenë në rrugë të mirë.”Filluam të shpenzojmë shumë, sepse edhe shokët e tjerë i kishin kushtet e mira sikurse unë”, tha ai, duke vazhduar rrëfimin e tij se si fillimisht duke pirë nga pak alkool e pastaj edhe duke mos pasur mundësi ta kontrollonte veten i ka hyrë kësaj pune.

Familja, e brengosur për veprimet e tij

Ai theksoi se pas një kohe alkooli u bë shkas i shkatërrimit të gjithçkaje. ”Pas pak vitesh fillova të bëhem alkoolist i vërtetë dhe për këtë ishin në  dijeni vetëm shokët e mi të ngushtë. Por, alkooli më dërgoi në humnerë, duke ma shkatërruar familjen, e në veçanti mua”, thotë ai dhe shton se më vonë ishte martuar po që ishte ndarë, pasi e kishte braktisur bashkëshortja.”Tanimë  familja ishte në njohuri se po konsumoja alkool, fillimisht ata vetëm sa nuk u çmendën, sepse përveçqë ndienin dhimbje për mua dhe fatin tim, ata tashmë e kishin kuptuar se unë i kisha shpenzuar të gjitha ato para për një ves të keq. U munduan të jepnin gjithçka nga vetja, me të vetmin qellim që unë të dal nga kjo rrugë, por tani ishte vonë. Së fundi më kërcënuan se nëse nuk ndahem nga alkooli do të më nxirrnin në rrugë, por tani ishte vonë për të gjitha, se pse unë isha nisur rrugës së gabuar”, thotë G. B., duke shtuar se familja e tij mundohej në çdo mënyrë ta largonte nga kjo rrugë e keqe, andaj kishin marrë vendim që t’ia gjenin një vajzë, në mënyrë që ndoshta do ta linte alkoolin.“