Tre vjet pas krizës, evropianët mbeten të hapur ndaj migrantëve

  • 20 September 2018 - 21:45
Tre vjet pas krizës, evropianët mbeten të hapur ndaj migrantëve
Shumica e evropianëve e mbështesin pranimin e refugjatëve, edhe tre vjet pas krizës me ta në kontinent, thuhet në një anketë që ka realizuar Qendra Amerikane e Kërkimeve Pew. Në kohën kur zemërimi për migrimin ka rritur euro-skepticizmin dhe partitë antimigrante në gjithë Evropën, anketa, e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se mbi 80% e të rriturve në Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Suedi e favorizojnë pranimin e refugjatëve që ikin nga dhuna dhe lufta. Mbi 70% mbështetje ka në Francë dhe Britani të Madhe. Edhe në Greqi dhe Itali, dy pikat kryesore hyrëse për migrantët që synojnë Evropën, sondazhi tregon se shumica e të anketuarve e favorizojnë pranimin e refugjatëve

(Kosova Sot)