Gjykata saudite detyron babain të pajisë vajzën me pasaportë

  • 20 September 2018 - 23:10
Gjykata saudite detyron babain të pajisë vajzën me pasaportë

Gjykata e Arabisë Saudite vendosi në favor të një gruaje e cila paditi babanë e saj pasi nuk pranonte t’i siguronte pasaportën, duke shkaktuar reagime të forta ndaj sistemit të kujdestarisë mashkullore në mbretëri, raportuan sot mediat lokale.

Gruaja 24 vjeçe nga Jeddah (perëndim), emri i së cilës nuk bëhet i ditur, i kërkoi gjykatës të heqë rolin e babait të saj si kujdestar, pasi nuk pranoi të ndërmerrte hapat e nevojshëm që vajza të pajisej me një pasaportë për të studiuar jashtë vendit.

Sistemi i kujdestarisë mashkullore kërkon që gratë të marrin lejen nga personi më i afërt mashkull në pjesën dërrmuese të fushave të jetës, siç janë udhëtimi ose martesa

 

(Kosova Sot)