Haley: SHBA'ja flet me një zë, Kosova është shtet mik

  • 20 September 2018 - 23:30
Haley: SHBA'ja flet me një zë, Kosova është shtet mik

Në përgatitje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley është pyetur për pozicionin e SHBA-së rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Duke iu referuar qëndrimit të këshilltarit për siguri kombëtare, John Bolton, Haley ka thënë se përkundër zërave individualë, administrata amerikane në fund flet me një zë – dhe se Kosova është shtet mik i SHBA-së.

‘Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individualë në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, ka thënë ambasadorja Haley.

(Kosova Sot)