Mafia dirigjon biznesin, Kosova një gropë e zezë ekonomike

  • 21 September 2018 - 07:56
Mafia dirigjon biznesin, Kosova një gropë e zezë ekonomike
Kadriaj: Sistemi i instaluar në Kosovë është bërë si një shtrat për mafio-oligarkinë, e cila vendos të bërit ekonomi në vend 

"Deri kur Prokuroria Speciale e Kosovës do t'i lërë të lirë politikanët e korruptuar dhe mafio-oligarkët të bëjnë çfarë të duan. Prandaj, Kosova është duke u mbështetur tërësisht nga mafia", thotë analisti i ekonomisë, Dardan Grapci

Njohës të rrethanave ekonomike dhe përfaqësues të prodhuesve vlerësojnë se në rrethanat e tashme edhe nuk mund të kemi zhvillim ekonomik në Kosovë, aq më tepër kur elita politika që udhëheq vendin, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, është tërësisht e kriminalizuar dhe tërësisht në duart e mafio-oligarkisë që përbën nëntokën kriminale në vend. Sipas tyre, Kosova është shndërruar në fakt në një ekonomi të krimit të organizuar. Sipas specialistëve, e kemi këtë situatë, ku në vend se të kemi një ekonomi të tregut, pa marrë parasysh se cila parti vjen në pushtet, ekonomia po vazhdon që të mbetet në duart e krimit të organizuar për shkakun se të gjitha partitë në pozitë e opozitë janë pjesë të krimit të organizuar. Ndërsa përfaqësuesi i bizneseve, Astrit Shabani, nënkryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës për gazetën "Kosova Sot" thotë se Kosova i ka të gjitha mundësitë që të jetë një ekonomi e mirë dhe stabile, e qëndrueshme dhe e lirë për të gjitha bizneset, por jo me këto rregulla dhe jo me këtë praktikë e sjellje të pushtetit në terren."Së pari duhet të miratohen nga qeveria ligje që janë në favor të ekonomisë së lirë të tregut dhe prodhimit të vendit dhe këto ligje duhet që ruajtur me xhelozi. Ky është qëndrim dhe vlerësim i Klubit të Prodhuesve Kosovarë. Madje jemi të mendimit se ndoshta Qeveria duhet që ta shpallë edhe 5-vjeçarin e prodhimit me prioritete të caktuara, sepse prodhimi është shumëdimensional", u shpreh ai.

Kapitullimi ekonomik
Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për gazetën "Kosova Sot" thotë se "ekonomia kosovare ka kapitulluar, përderisa partitë politike e kanë dertin e vetëm karrigen e tyre, ekonomia dhe sistemi financiar në Kosovë janë jashtë kontrollit. Kosova ka nevojë për stabilitet politik që të ketë zhvillim ekonomik. Besoj që ju kujtohet që në vitin 2014 Republika e Kosovës humbi 4.9 milionë euro nga skandali i pasaportave biometrike, Gjykata e Arbitrazhit me seli në Paris të Francës kishte dhënë opinionin e saj se Kosova kishte bërë Mafio-oligarkët të prangosen Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" thotë se me sistemin e instaluar në Kosovë ka një nivel alarmant të evazionit fiskal dhe kontrabandës."Pra, sistemi i instaluar nga në Kosovë për fat jo të mirë është bërë si një shtrat për mafio-oligarkinë në vend, e cila vendos të bërit ekonomi në vend. Dalja nga kjo rrugë pa dalje është të ndryshohet mentaliteti votues, duke votuar një gjeneratë të re dhe një koncept të ri qeverisës", potencoi ai."Gjatë kësaj kohe të gjithë parametrat e zhvillimit ekonomik e kanë paraqitur në vazhdimësi Kosovën jo mirë, për shkak të krimit dhe të korrupsionit, ndarjes jo të barabartë të buxhetit për të gjitha komunat, shumë raste edhe penalizime të komunave që në vazhdimësi pushteti qendror i ka penalizuar dhe kanë ndalur investimet për shkak të ngjyrimeve politike", ka vlerësuar Kadriaj. Ndërsa analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" thotë se sa i përket situatës dhe zhvillimit ekonomik nuk është optimist, duke e ditur që vetëm me ndryshimin e elitës politike, pra me ndryshimin e Qeverisë së Kosovës dhe të strategjisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova dhe zhvillimi ekonomik do të mund të rriten, kurse mafio-oligarkët do të arrestoheshin. "Shtrohet pyetja se deri kur Prokuroria Speciale e Kosovës do t'i lërë të lirë politikanët e korruptuar dhe mafio-oligarkët të bëjnë çfarë të duan. Prandaj Kosova është duke u mbështetur totalisht nga mafia", vlerëson ai. Analisti Grapci thotë se si shembull të tillë duhet të marrim nga rajoni përkatësisht Italinë, ku mbi 8 për qind e italianëve e kanë lëshuar shtetin e tyre për të gjetur një punë të mirë në vendet e rajonit. "Madje, kohët e fundit destinacioni i italianëve janë Shqipëria dhe Mali i Zi", shtoi ai.ligjore, duke u dënuar shteti me shumën marramendëse", u shpreh ai."Edhe gjykatat vendore dënuan me burgim 7 persona me dënim 50 vjet dhe shuma të mëdha parash për të njëjtin rast. Vlera e tenderit ishte 14 milionë e 127 mijë e 3.24 euro dhe u nënshkrua më 17 qershor 2011. Pastaj kemi padinë nga "Z-Mobile" ndaj VALA-s, ku Arbitrazhi vendosi në favor të " ZMobile", pra Telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë, shpërndarja e buxhetit të shtetit pa kriter, pastaj dhënia e 53 milionë eurove për konserciumin 'Bechtel & Enka' është një goditje e madhe për ekonominë dhe buxhetin e brishtë të Kosovës", vijoi më tej Beqiri. Ai thotë se kjo është përtej skandalit, sepse një vend normal nuk duhet lejuar që 53 milionë euro t'i falen një kompanie, ai dyshon se kjo është bërë qëllimisht për t'i ndarë së bashku."Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit janë 295.809,378 euro mjete të cilat nuk janë tërhequr-shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare, si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve, vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të patërhequra nga huamarrësit arrin kuotën prej 890.000 euro", shpjegon më tej Beqiri. Sipas tij, Qeveria e Republikës se Kosovës ka dështuar të menaxhojë asetet e saj dhe kjo është mjaft shqetësuese. 

GARANTIMI I KONKURRENCËS
"Shteti duhet që të ofrojë kushte të barabarta për bërje të biznesit, që të vendosë rregulla strikte dhe të kontrollojë zbatimin e këtyre rregullave, e jo të jetë një shtet për dikë nënë e për dikë njerkë. Pra, me një fjalë Kosova duhet që të jetë shtet me plot kuptimin e fjalës dhe asgjë më shumë", tha Astrit Shabani për "Kosova Sot"  nga në Kosovë për fat jo të mirë është bërë si një shtrat për mafio-oligarkinë në vend, e cila vendos të bërit ekonomi në vend. Dalja nga kjo rrugë pa dalje është të ndryshohet mentaliteti votues, duke votuar një gjeneratë të re dhe një koncept të ri qeverisës", potencoi ai."Gjatë kësaj kohe të gjithë parametrat e zhvillimit ekonomik e kanë paraqitur në vazhdimësi Kosovën jo mirë, për shkak të krimit dhe të korrupsionit, ndarjes jo të barabartë të buxhetit për të gjitha komunat, shumë raste edhe penalizime të komunave që në vazhdimësi pushteti qendror i ka penalizuar dhe kanë ndalur investimet për shkak të ngjyrimeve politike", ka vlerësuar Kadriaj. Ndërsa analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për gazetën "Kosova Sot" thotë se sa i përket situatës dhe zhvillimit ekonomik nuk është optimist, duke e ditur që vetëm me ndryshimin e elitës politike, pra me ndryshimin e Qeverisë së Kosovës dhe të strategjisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova dhe zhvillimi ekonomik do të mund të rriten, kurse mafio-oligarkët do të arrestoheshin. "Shtrohet pyetja se deri kur Prokuroria Speciale e Kosovës do t'i lërë të lirë politikanët e korruptuar dhe mafio-oligarkët të bëjnë çfarë të duan. Prandaj Kosova është duke u mbështetur totalisht nga mafia", vlerëson ai. Analisti Grapci thotë se si shembull të tillë duhet të marrim nga rajoni përkatësisht Italinë, ku mbi 8 për qind e italianëve e kanë lëshuar shtetin e tyre për të gjetur një punë të mirë në vendet e rajonit. "Madje, kohët e fundit destinacioni i italianëve janë Shqipëria dhe Mali i Zi", shtoi ai

Privatizimi, me efekte negative në punësim
Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, për gazetën "Kosova Sot", thotë se hulumtimet tregojnë se në Kosovë ka mungesë të madhe të zbatimit të ligjit dhe e tëra kjo ndodh në saje të elitës politike dhe shtetërore në Kosovë, e cila që nga paslufta ka bërë të dominon ndëshkimi i bartësve të veprave të korrupsionit dhe krimit që e kapluan vendin."Andaj abuzimi me pushtetin në Kosovë vazhdon dhe tregon se sistemi gjyqësor në Kosovë ka dështuar në tërësi që t'i mbajë përgjegjëse këto elita politike e shtetërore, për shkak se shumë prej institucioneve të rëndësishme të prokurorisë janë të komprometuara politikisht", theksoi ai. Veç saj, Maloku thotë se deri më sot 70 për qind e bizneseve janë privatizuar dhe ky është një gabim fatal që e ka bërë shteti i Kosovës në fillim të viteve 2000-2001 e tutje."Kjo ngase privatizimi dha kundërefekte dhe në vend të hapjes së vendeve të reja të punës, për fatin e keq, privatizimi te ne e dha kundërefektin, duke lënë pa punë mbi 70 mijë veta", ka potencuar Maloku. 

KOSOVA NË PRAG TË GREMINËS
Them se Kosova është në prag të greminës, por po shpresojmë se është edhe në prag të fillimit të një ndryshimi komplet ekonomik që presim të vijë, por ky ndryshim duhet që të vjen nga vetë qytetarët dhe pastaj nga politikanët", tha Dardan Grapci për "Kosova Sot" 

DIPLOMACIA EKONOMIKE
"Mbesim me shpresë për një ringjallje ekonomike të Kosovës, sepse është treni i fundit para se të shpërthejë një pakënaqësi totale e qytetarëve. Diplomacia ekonomike ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve të huaj, gjithashtu një tërheqje më e madhe e vëmendjes dhe interesimit edhe të institucioneve ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë përkrahur vendin tonë tash e 19 vjet nga përfundimi i luftës. Gjithashtu roli i diplomacisë ekonomike është të ruajë reputacionin e vendit karshi investitorëve të huaj, por edhe të vendit, sidomos në kohë krizash. Për këtë qëllim angazhohen departamente të veçanta në kuadër të ministrive të jashtme, por edhe në vizita të liderëve shtetërorë pjesë e delegacionit janë shpesh edhe grupe të bizneseve të suksesshëm apo përfaqësues të odave ekonomike, të cilat përfaqësojnë bizneset", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot".

GARANTIMI I KONKURRENCËS "Shteti duhet që të ofrojë kushte të barabarta për bërje të biznesit, që të vendosë rregulla strikte dhe të kontrollojë zbatimin e këtyre rregullave, e jo të jetë një shtet për dikë nënë e për dikë njerkë. Pra, me një fjalë Kosova duhet që të jetë shtet me plot kuptimin e fjalës dhe asgjë më shumë", tha Astrit Shabani për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)