Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Bacë, po të rivarrosin ata që para 20-të vitesh të vranë, të tradhtuan në luftë e po...

  • 21 September 2018 - 10:55
Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së: Bacë, po të rivarrosin ata që para 20-të vitesh të vranë, të tradhtuan në luftë e po...

Fazli Hajdaraj, vëllai i deputetit të vrarë pasluftë, Smajl Hajdaraj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me rivarrimin e kolonel, Ahmet Krasniqit, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Bacë,nesër po të rivarrosinë ata që para 20-të vitësh të vranë,  Bacë, madhështinë dhe krenarinë tuaj nuk mund ta ulë kurrkush, jo vetëm këta, por as eproret dhe bashkluftarët tu që nesër do kerkosën gjaja si "meritor" për këthimin tuaj ,e që hiqen si FARKI-ST, e në fakt u bënë pjesë e atyre që të vranë natën e të vajtojnë ditën. Turp Bacë!!! Bacë, të trathëtuan në luftë e po të trathëtojnë në rivarrim! Po të rivarrosinë si deshmor e jo si Komandant i FARKUT,jo si minister, jo si hero, jo si Kolonel!...”, ka shkruar Hajdaraj.

Ky është postimi i plotë i bërë mbrëmë:

Bacë,mirë së po vjenë në Kosovën tënde që aq shumë e deshe!
Bacë,nesër po të rivarrosinë ata që para 20-të vitësh të vranë, 
Bacë,madhështinë dhe krenarinë tuaj nuk mund ta ulë kurrkush, jo vetëm këta, por as eproret dhe bashkluftarët tu që nesër do kerkosën gjaja si "meritor" për këthimin tuaj ,e që hiqen si FARKI-ST, e në fakt u bënë pjesë e atyre që të vranë natën e të vajtojnë ditën. Turp Bacë!!!
Bacë, të trathëtuan në luftë e po të trathëtojnë në rivarrim! Po të rivarrosinë si deshmor e jo si Komandant i FARKUT,jo si minister, jo si hero, jo si Kolonel!...
Bacë, më falë së nuk do jam pjesëmarrës në rivarrimin tuaj, ngase nuk mund të bëhëm pjesë atyre që të vranë natën e të vajtojnë ditën! Këtë turp nuk do e prenojë kurr...!
Bacë,gjithëmon do përkulem para varrit dhe madheshtisë tuaj.
Bacë, zoti të bekoftë, u prehësh në paqe BACË.

(Kosova Sot)