Vdes presidenti i Vietnamit

  • 21 September 2018 - 10:57
Vdes presidenti i Vietnamit

Presidenti vietnamez, Tran Dai Quang, vdiq sot në spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë, bënë të ditur autoritetet vietnameze.

Ai ishte 61 vjeç.

Quang kishte pritur presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në vendin komunist vitin e kaluar.

Shfaqja e tij e fundit në publik ishte të mërkurën në një takim të Byrosë Politike të Partisë Komuniste vietnameze dhe në një pritje të një delegacioni kinez.

Quang nuk ishte shfaqur në publik për më shumë se një muaj vitin e kaluar duke ngritur spekulime për shëndetin e tij.

Ai u zgjodh president në prill 2016.                      

(Kosova Sot)