Me këto fjalë i përkujtoj Haradinaj, Ahmet Krasniqin e Qazim Jakupin

  • 21 September 2018 - 12:03
Me këto fjalë i përkujtoj Haradinaj, Ahmet Krasniqin e Qazim Jakupin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.

“Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi.

(Kosova Sot)