Jahjaga shpërndan rrëfimin e dhimbshëm të gruas që e dhunuan serbët në luftë (Video)

  • 21 September 2018 - 12:45
Jahjaga shpërndan rrëfimin e dhimbshëm të gruas që e dhunuan serbët në luftë (Video)

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lexuar rrëfimin e një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është ky njëri prej rrëfimeve më të dhimbshme që këni dëgjuar ndonjëherë.

Kjo grua është dhunuar seksualisht nga një serb, në momentet më të vështira për të, ajo ka mbajtur në gji djalin e saj të vogël.

Pasi ka mbaruar punë, dhunuesi i ka thënë “mos harro se kam me ardhe prapë”.

Përmes kësaj video Jahjaga bën thirrje te qytetarët që të bëhen zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

VIDEO, dëgjoni një prej rrëfimeve më të dhimbshme ndonjëherë...

 

?(Kosova Sot)