GURAZIU: VUÇIQ IA KA TURBULLUAR MENDJEN THAÇIT DHE SË BASHKU PO VIZATOJNË PLANE PËR NDARJEN E KOSOVËS

  • 21 September 2018 - 13:28
GURAZIU: VUÇIQ IA KA TURBULLUAR MENDJEN THAÇIT DHE SË BASHKU PO VIZATOJNË PLANE PËR NDARJEN E KOSOVËS
 Veprim të koordinuar parandalues kundër pazareve të Thaçit me Vuçiqin, para se të shpërbëhet eventualisht Kuvendi, kërkon edhe analisti Ragip Guraziu."Të gjithë e kemi të njohur që Hashim Thaçi po paguan edhe kompani për lobim me paratë e taksapagueseve, për ngritjen e imazhit të tij të rrejshëm personal, derisa homologu i tij, Vuçiq, po lobon për ndarjen e Kosovës. Ky është rrezik serioz, i cili i kanoset shtetit nga sjelljet e papërgjegjshme të klasës në pushtet. Po aq e papërgjegjshme në këtë situatë po sillet dhe dëshmohet edhe opozita, e cila po shihet se nuk do të ketë atë fuqinë e duhur që të STOPOJË Thaçin njëherë e përgjithmonë nga ortaku, bashkëpunëtori i tij, Vuçiq, që ia ka turbulluar mendjen Thaçit dhe së bashku të dy këta me ndihmën e bashkëpunëtorëve t'i quajë ashtu laikë shqiptarë, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, të cilit po ia ka ëndja t'i futë duart në këtë lëmsh dhe që të gjithë së bashku po vizatojnë plane për ndarjen e Kosovë", vlerësoi ai. Sipas tij, ekziston rreziku serioz që edhe dialogu me Serbinë, ashtu sikur edhe demarkacioni me Malin e Zi në të kaluarën, të shndërrohet në kauzën opozitare për ta çuar vendin në zgjedhje vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet.

(Kosova Sot)