Rrahje për borxh në Rahovec

  • 21 September 2018 - 13:51
Rrahje për borxh në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi e kishte sulmuar fizikisht një burrë, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit pasditen e djeshme.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)