Fabrici: BE po përpiqet të lehtësojë dialogun Beograd-Prishtinë

  • 21 September 2018 - 14:13
Fabrici: BE po përpiqet të lehtësojë dialogun Beograd-Prishtinë

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici (Sem Fabrizi), deklaroi se BE po përpiqet të lehtësojë dialogun në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Sipas tij BE po tenton të këshillojë të dyja palët që të punojnë me përkushtim për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Fabrici para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për heqjen e kufirit në mes të Kosovës e Shqipërisë, deklaroi se BE ka qëndrim të qartë se nuk komenton deklaratat e asnjërës palë.

(Kosova Sot)