Hoti: Vepra e Ahmet Krasniqit, udhërrëfyes për rrugën në mbrotjen e Republikës

  • 21 September 2018 - 17:15
Hoti: Vepra e Ahmet Krasniqit, udhërrëfyes për rrugën në mbrotjen e Republikës

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ndarë një dedikim me rastin e rivarrimit të heroit, kolonel Ahmet Krasniqi.

Hoti përmes llogarisë së tij në facebook ka thënë se vepra e tij është udhërrëfyes për liderët sot, në rrugën për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës.

”Pavarësisht dhimbjes se të humbëm padrejtësisht atëherë kur më së shumti i nevojiteshe vendit, ne sot me krenari përulemi para veprës dhe figurës tënde Ministër, Kolonel Ahmet Krasniqi!
Vepra jote ishte dhe do të jetë udhërrëfyes për ne në rrugën për ta mbrojtur dhe bërë Republikën!
Pusho i qetë në dheun e Kosovës! Lavdi!”

 

(Kosova Sot)