Katër vajza të vogla, që e kanë mposhtur kancerin, pozojnë në spital

  • 21 September 2018 - 17:50
Katër vajza të vogla, që e kanë mposhtur kancerin, pozojnë në spital

Të katër vajzat u takuan rastësisht në Spitalin e fëmijëve "Johns Hopkins" në Florida, në shtator të vitit 2016, kur mjekët iu dhuruan atyre kostum baleti ngjyrë rozë, me qëllim që t'ua ngrinin disponimin gjatë trajtimit

Në shikim të parë, këto katër vajza të vogla duken sikur çdo fëmijë tjetër i moshës 4-5-vjeçare. Sikur në bluzat e tyre të mos shkruante 'SURVIVOR' (i mbijetuar), do ta kishit vështirë ta dinit se McKinley, Chloe, Ava dhe Lauren, që të gjitha, kanë mposhtur kancerin. Chloe ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive, i cili është tepër i rrallë te fëmijët. Tri vajzat e tjera ishin diagnostikuar me leukemi akute limfoblastike, që është kanceri më i shpeshtë i fëmijërisë. 

Vajzat gajaseshin së qeshuri Të katër vajzat u takuan rastësisht në Spitalin e fëmijëve "Johns Hopkins" në Florida, në shtator të vitit 2016, kur mjekët iu dhuruan atyre kostum baleti ngjyrë rozë, me qëllim që t'ua ngrinin disponimin gjatë trajtimit, për ta shënuar Muajin e vetëdijesimit rreth kancerit të fëmijëve. Derisa vajzat gajaseshin së qeshuri, dikush i fotografoi ato. Një vit më pas, në shtator të vitit 2017, ato u rikthyen për ta festuar remisionin (gjendje pa kancer) e tyre dhe e ribënë edhe një herë atë foto. Dhe, tani ato janë kthyer përsëri, dukshëm të gëzuara, meqë janë të shëruara, diçka që ne të tjerët e marrim si të qenë. Chloe preferon peshkimin Mjekët e spitalit thonë se vajzat kanë 'lulëzuar', meqë atyre iu është kthyer forca. Ava, emri i plotë i së cilës është Avalynn, është një fanse e madhe e "Disney"-t dhe ka prirje artistike.

Chloe preferon peshkimin dhe lojën me top

McKinley e konsideron veten tepër 'vajzërore', meqë i pëlqejnë princeshat, stolitë, vallëzimi. Lauren kënaqet duke folur për kafshët dhe duke përqafuar të gjithë. mAlyssa Luciano, vajza e së cilës, Ava, është shëruar nga leukemia, thotë se tani asgjë nuk i duket reale. Nuk mund të besojë se ka ardhur dita që e kanë pritur aq shumë. 

 

(Kosova Sot)