Aksidentohet rrugës për në Shkodër deputeti i PS

  • 21 September 2018 - 19:03
Aksidentohet rrugës për në Shkodër deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socilaiste Taulant Balla ka pësuar një aksident rrugor këtë të premte gjatë rrugës për të shkuar drejt Shkodrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla, duke u shprehur se fatmirësisht askush nuk është lënduar.

 Kreu i grupit parlamentar të PS-së e ka postuar në rrjetin social, madje duke bërë dhe ironi me ish kryeministrin Berisha dhe “qytetarin dixhital”

STATUSI:

 “Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruan Balla në rrjetet sociale.

 

(Kosova Sot)