Ka dy vjet që ha vetëm një biskotë në ditë

  • 21 September 2018 - 19:47
Ka dy vjet që ha vetëm një biskotë në ditë

Rose Kelble, 18 vjeçe, nga Stevensville, Maryland, SHBA, varet nga gypi ushqyes, për të marrë kaloritë e nevojshme, meqë nuk është në gjendje që të tretë ushqimet normale

Një adoleshente, e cila, në fakt, vuan nga disa sëmundje serioze, ka dy vjet që ka ngrënë vetëm nga një biskotë në ditë. Rose Kelble, 18 vjeçe, nga Stevensville, Maryland, SHBA, varet nga gypi ushqyes, për të marrë kaloritë e nevojshme, meqë nuk është në gjendje që të tretë ushqimet normale. Gjatë dy viteve të fundit ajo ka mundur që ta hajë vetëm nga një keks në ditë. Por, tani i duhet t'i ndalë edhe ata.

Merr 20 tableta në ditë

Sëmundjet e saj, të cilat prekin lukthin, sistemin e imunitetit, lëkurën dhe nyjat, nënkuptojnë se ajo është aq e dobët, sa që nuk mund të ecë as deri në banjë, pa i ndihmuar ndokush. Rose Kelble merr 20 tableta në ditë, për shkak të sëmundjeve që ka, të cilat u përkeqësuan pasi që ajo u infektua me një virus kur kishte 16 vjet. Ajo tregon sesi shoqja, Molly, nuk përton t'i ndihmojë dhe se shpreson që të shkojë në fakultet pasi që të bëjë pak më mirë.

Pengon lukthin që ta tretë ushqimin

Rose Kelble vuan nga gastropareza, sëmundje e cila sipas të gjitha gjasave ia pamundëson asaj ngrënien. Kjo gjendje, e cila besohet të jetë shkaktuar nga dëmtimi i nervave, pengon lukthin që ta tretë ushqimin si duhet dhe mund të shkaktojë vjellje dhe nauze. Ajo po ashtu jeton me tri sëmundje të tjera serioze - sindromën Ehlers-Danlos; sindromën e aktivizimit të qelizave dhjamore (MCAS) dhe sindromën e ligamentit të mesëm harkor (MALS). Sindroma Ehlers-Danlos prek nyjat dhe lëkurën, duke bërë që Rose Kelble të jetë më e rrezikuar nga nxjerrja e nyjave dhe mavijosjet, si dhe nga një dobësim i përgjithshëm i organizmit. mSindroma MCAS nënkupton rastin kur sistemi imun i organizmit sulmon vet pjesët e trupit të vet. Sindroma MALS zvogëlon qarkullimin e gjakut në lukth dhe në organe të tjera. Rose Kelble - e cila ka lindur me këto katër sëmundje - mund të ushqehet vetëm me anë të gypit. 

 

(Kosova Sot)