Plaket policia, 45 vjeç mosha mesatare

  • 21 September 2018 - 20:42
Plaket policia, 45 vjeç mosha mesatare

Mbi 8000 pjesëtare aktualisht ka Polica e Kosovës. Por, mosha mesatare e tyre është shumë e lartë.

Llogaritet që mesatarja e tyre është 45 vjeçar.

Ky fakt është shumë shqetësues për policinë e Kosovës, andaj ka shumë kohë që është hedhur ideja, që të ketë një ligj për pensionimin e parakohshëm të tyre.

Por, ani pse ka 5 vite që kur ka nisur draftimi i tij ende nuk ka arritur të kalojë as një Qeverinë e Kosovës.

Ndonëse sipas programit legjislativ, data e përmbylljes së këtij dokumenti është data 20 shtator, deri me tani është përmbyllur vetëm faza e diskutimit publik.

Këtu janë paraparë 4 lloje të pensionimit. Kështu, është paraparë pensionimi i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

Sipas këtij dokument, policët do të mund të dalin në pension të rregullt në moshën 55 vjeçare.

Ndërkohë, zyrtarët policor dhe atë të inspektoratit, kanë mundësi të dalin në pension edhe para moshës 55 vjeçare.

Aktualisht, paga bazë e zyrtarëve policor është 370 euro.

Ndërsa, pas pensionimi sipas këtij draft ligji kanë të drejtë zyrtarët policor mund të ju bashkohen njësive rezervë.

Pro këtij drafti të këtij ligji janë edhe Sindikata e Policisë.

Ndërkohë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se tani janë në shqyrtim të komenteve të dhëna.

Pos kësaj, nga kjo ministri kanë thënë se janë në fazën e përgatitjes së dokumenteve për të marr opinionin financiar nga Ministria e Financave.

Ndërsa, në zyrën e kryeministrit thonë se sapo tu vij ky projektligj, do ta trajtojnë atë.

Ndërkohë, sindikata e Policisë kërkon që ky projektligj të miratohet sa më parë, pasi që hap mundësin edhe për punësimin e zyrtarëve të rij policor.

 

(Kosova Sot)