Thaçi flet me gjuhën e Serbisë: Kosova po shënon regres

  • 21 September 2018 - 21:33
Thaçi flet  me gjuhën e Serbisë: Kosova po shënon regres

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Kosova aktualisht gjendet në një proces stagnues dhe se shansi i tashëm për të ecur përpara duhet shfrytëzuar.

"Tanimë mundësia për sjelljen e njohjeve të reja mund të them lirisht është zvogëluar pavarësisht kilometrazhës që mund t’i bëjnë të gjithë bartësit e institucioneve por mundësitë janë të vogla;’, tha Thaçi.

"Tash jemi në një situatë të vazhdimit të një gjendje të status-quos që për mua nënkupton regres apo të vazhdimit të një konflikti të ngrirë me Serbinë që gjithashtu për mua shënon regres por edhe stagnim për konsolidimin e shtetit të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm”, theksoi ai.

“Diksuh mund të thotë: ‘Po mirë jemi’. Ndoshta disa individë janë mirë por realisht e ardhmja e qytetarëve është e cënuar. Nuk është mirë për gjeneratën e re që të vonohemi në perspektivën europiane’, tha presidenti.

 

(Kosova Sot)