Komuna e Vetëvendosje në Podujevë përplasen për shitësit ambulantë

  • 21 September 2018 - 21:55
Komuna e Vetëvendosje në Podujevë përplasen për shitësit ambulantë

Shitësit ambulantë ka tash e tre muaj që janë larguar nga rrugët e qendrës së Podujevës.

Urdhëresa për largimin dhe zhvendosjen e tyre në Tregun e Gjelbër, ka filluar të zbatohet para disa muajve.

Por, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë ka reaguar, duke thënë se Komuna e Podujevës po tregohet selektive në zbatimin e kësaj rregulloreje.

Sipas kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Komuna nuk i ka larguar shitësit ambulantë të cilët kanë lidhje me zyrtarë komunalë.

Komuna e Podujevës e ka mohuar këtë, dhe ka thënë se rregullorja është zbatuar njësoj për të gjithë shitësit që kanë vendosur mallrat e tyre në hapësira publike

 

(Kosova Sot)