Mbi 200 vërejtje me shkrim për mosrespektim të orarit të punës në QKUK

  • 21 September 2018 - 22:40
Mbi 200 vërejtje me shkrim për mosrespektim të orarit të punës në QKUK

Nuk janë vetëm mjekët ata të cilët e kanë keqpërdorur orarin e punës në qendrën më të madhe spitalore në vend, QKUK.

QKUK-ja muajve të fundit, ka evidentuar edhe shumë punonjës që nuk kanë respektuar orarin.

Për 4 muaj rresht, Komisioni për Kontroll të Brendshëm vetëm kishte monitoruar hyrje-daljet e të gjithë atyre që punojnë në QKUK.

Pasi kishte parë që shumë persona nuk po e respektonin orarin e punës, ky komision që nga korriku, ka nisur të ndërmarrë masa ndaj atyre që nuk e kanë respektuar orarin e punës.

Ky komision gjithashtu ka siguruar 20 video, ku shihen persona të cilët kanë pasur 2 e më shumë kartela duke i keqpërdorur ato.

Ndonëse Fakir Spahiu, kryesues i Komisionit për Kontroll të Brendshëm pranon se mosrespektimi i orarit të punës në QKUK viteve të fundit ka qenë i madh, ai thotë se më nuk do të lejojnë që kjo dukuri të vazhdojë.

Derisa thekson që në dy muajt e fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.
Së fundi ishte vetë drejtori i SHKUK-së Basri Sejdiu, i cili pas inspektimeve të bëra gjatë orareve të kujdestarisë, suspendoi katër mjekë specialistë, pasi nuk ishin gjendur në vendin e punës.

Ndërsa një tjetër mjek përjashtoi nga puna, për shkak të mungesës së madhe të tij në vendin e punës.

 

(Kosova Sot)