Forca të shumta policie në Tiranë, çfarë po ndodh në kryeqytet?

  • 21 September 2018 - 22:52
Forca të shumta policie në Tiranë, çfarë po ndodh në kryeqytet?

Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.

Në operacion kanë marrë pjesë forcate e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe oficerë të krimeve të rënda.

Mësohet se janë kontrolluar deri më tani disa banesa dhe objekte, me qëllim goditjen e disa grupeve gjobvënëse në Tiranë.

Operacioni vijon ende ndërsa të dhënat zyrtare ende nuk janë bërë publike

 

(Kosova Sot)