Aksidenton për vdekje motoçiklistin dhe ik

  • 31 August 2015 - 22:01
Aksidenton për vdekje motoçiklistin dhe ik

Një person humbi jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e së hënës në Fier.

Aksidenti me pasojë vdekjen e shtetasit Agim Hoxha, ndodhi në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Hoxha po udhëtonte me motor kur u përplas nga një autoveturë, drejtuesi i të cilës, u largua nga vendi.

Menjëherë pas aksidentit, shtetasi u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.