Pozitë e opozitë kundër Thaçit

  • 21 September 2018 - 22:55
Pozitë e opozitë kundër Thaçit

Pasi Presidenti bëri edhe një hap drejt jetësimit të ideve për shkëmbim territoresh, erdhën reagimet negative nga skena politike kosovare.

Kërkesa e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, me anë të së cilës kërkoi interpretim të nenit tetëmbëdhjetë për marrëveshjet ndërkombëtare.

Nen ky në rast se ndryshohet ia lejon presidentit të vendos vetë për çështje ndërkombëtare, duke përfshirë edhe territorin pa miratimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje,  ka konfirmuar regjistrimin dhe procedimin e kërkesës së presidentit.

Ndërsa në Presidencë nuk e panë të udhësh dhënien e një përgjigje karshi kësaj çështje, edhe pse u kontaktuan nga redaksia.

Kundër këtij akti është vënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. I cili tha se nuk duhet vënë në pikëpyetje roli i Kuvendit.

Edhe në opozitë po e shohin si të gabuar veprimin e presidentit. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se  presidenti po e shkel kushtetutë,

Në anën tjetër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve u pat deklaruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

(Kosova Sot)