Pal Lekaj tregon se kur do t’i paguhen 53 milionët “Bechtel Enkas”
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka treguar se ende nuk i janë paguar kompanisë “Bechtel Enka” 53 milionët. Ai ka thënë se afati për ta paguar këtë borxh është deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
“ Nga ky muaj do të nis pagesa. E kemi pagesën me rata dhe kjo ratë është për afro 6 milionë në muaj. Do të thotë deri në muajin qershor do të paguhen e tërë shuma”, ka thënë ai.
Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj ka treguar se këtij borxhi nuk mund t’i iket pa paguar, pasi sipas tij, qeveria e kaluar nuk i është përmbajtur kontratës.
“ Pagesa është dashur të bëhet për 63 milionë. Por ne kemi negociuar me kompaninë dhe është arritur që pagesa të bëhet për 53 milionë euro”
(Kosova Sot)