Emigrantët e prejnë gardhin 175km për të kaluar kufirin (Video)

  • 31 August 2015 - 22:04
Emigrantët e prejnë gardhin 175km për të kaluar kufirin (Video)

Britania, Franca dhe Gjermania kanë bërë thirrje për qendrat e pritjes kufitare që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për emigrantët dhe refugjatët që sapo ata të arrijnë në Europë.

Të tre vendet kërkuan një takim urgjent të BE-së, në Bruksel, për të diskutuar masat ‘’konkrete’’ për marrëveshje për një gjendje më të mire të rritjes së numrit të të ardhurve të rinj.

Në pikë qendrore diskutimi ka qenë kufiri hungarez me Serbinë dhe Rumaninë, ku mijëra njerëz kanë kaluar javët e fundit, pavarsisht nga gardhi i ndërtuar rreth 175 km i gjatë, për t’i mbajtur ata jashtë territoreve, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.