Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 22 September 2018 - 08:35
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Në kuadër të manifestimit tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, mbahet tryezë me temë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 55 vjetorin e kalimit në përjetësi”. (Fshati Stubell e Epërme, Viti, ora 10:00)

Shënohet 22 Shtatorin – Dita Ndërkombëtare pa Makina, organizuar nga Ministria e Mjedisit, komuna e Prishtinës dhe të tjerë. ( Para objektit qeveritar, ish-objekti Rilindja”, ora 10:00)

Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor për nder të 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve  Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi. (Fshati Prekaz i Epërm, ora 12:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare  pa Makina, “Adventure Trips Kosovo” organizon një tur me biçikleta. (Nisja nga sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet shfaqja për fëmijë “Mustaqoshi Larosh”, sipas vargjeve të S.J. Marshak. Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena. Luajnë. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim mobilizues në Mitrovicë, për protestën e 29 shtatorit, ku do të flasin Albin Kurti, Agim Bahtiri, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Faruk Mujka. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 14:00)

Vazhdon Festivali Ballkanik i Folklorit – Edicioni i II-të. (Sh.F.M.U. “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 18:00)

(Kosova Sot)