Stuhi e fuqishme, aeroplani nuk mund të aterrojë në pistë (Video)

  • 22 September 2018 - 08:36
Stuhi e fuqishme, aeroplani nuk mund të aterrojë në pistë (Video)

Aeroplani i Ryanair e ka pasur të pamundur të aterronte në aeroportin e Dublinit, si pasojë e Stuhisë Ali që e ka përfshirë Irlandën.

Për shkak të erërave deri me 160 kilometra në orë, piloti që po vinte prej Brukselit, u desh të ndryshonte kursin dhe të vazhdonte fluturimin.

Vështirësi kanë pasur edhe pasagjerët, që kaluan nëpër shumë turbulenca, duke mbetur të turbulluar dhe me dhimbje të mëdha koke.

Pasi u soll disa herë në qiell, si ‘anija në mes të detit të trazuar’, aeroplani e shfrytëzoi mundësinë më të mirë që të kryente uljen e suksesshme

 


(Kosova Sot)