Goditet grupi më i rrezikshëm kriminal në Shqipëri

  • 22 September 2018 - 09:40
Goditet grupi më i rrezikshëm kriminal në Shqipëri

Pas arrestimit mbreme naten ne Tirane te Safet Bajrit, i njohur si i “forti” i Shkodres, personi qe trazoi politiken ne Shqiperi dhe Belgjike, ministri i Brendshem, Fatmir xhafaj njofton per here te pare se eshte shkaterruar nje tjeter bande, e konsideruar me e rrezikshmja ne veri te Shiperise.

Permes nje postimi ne Twitter, ministri e quan nje superoperacion te "Forces se Ligjit" qe eshte zhvilluar ne Shkoder, Tirane dhe Holande.

"Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit", shkruan Xhafaj.

Konferenca do te mbahet ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, dhe do te flase vete Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu se bashku me  Drejtuesen e Prokurorise se  Krimeve te Renda  Donika Prela.

 


(Kosova Sot)