Pak javë pas Forumit të Alpbach'ut, Thaçi takon përsëri Presidentin austriak

  • 22 September 2018 - 11:55
Pak javë pas Forumit të Alpbach'ut, Thaçi takon përsëri Presidentin austriak

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Va nder Bellen, me të cilin ka diskutuar rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përveç dialogut, Thaçi thotë të ketë biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pata kënaqësinë të takoj Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Vjenë. Me presidentin Van der Bellen diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Kjo është hera e dytë që brenda pak ditësh Thaçi takohet me presidentin austriak, Van der Bellen. Takimi i parë kishte qenë në Alpbach të Austrisë, ku me nisëmen e presidentit austriak ishte organizuar një forum në të cilin ishte diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për dialogun Kosovë-Serbi.



(Kosova Sot)