BADALLAJ: THAÇI TANI ËSHTË NË SIKLET DHE NUK ZGJEDH MJETE DUKE E SULMUAR KËDO QË MBËRRIN!

  • 22 September 2018 - 12:20
BADALLAJ: THAÇI TANI ËSHTË NË SIKLET DHE NUK ZGJEDH MJETE DUKE E SULMUAR KËDO QË MBËRRIN!
 Analisti politik Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot" se Thaçi tani është në siklet dhe nuk zgjedh mjete duke e sulmuar këdo që mbërrin, prandaj këtë e bën edhe me presione e shantazhe ndaj Gjykatës Kushtetuese. "Ky njeri, për t´ia arritur qëllimit të tij djallëzor, prej kuislingu, shihet se nuk njeh as ligje dhe as Kushtetutë. Mundohet edhe këtu të futë frikë dhe të dalë mbi Gjykatën dhe mbi Kuvendin. Tashmë çdokush e ka kuptuar se nxiton që ta realizojë projektin e tij në dëm të vendit që i ngjason projektit të shqiptarurrejtësit Vasa Çubriloviqit dhe sa i pashpirt që është, që hapur tregon dhe i vë interesat e tij personale mbi ato shtetërore dhe kombëtare, pra vetëm e vetëm që ta shpëtojë veten e tij nga Gjykata Speciale", u shpreh ai. "Këtë nxitim e përkrahu edhe Lavrov me qëndrim rus. Kuvendi rrugaçësh nuk po bën gjë, opozita e vdekur po ashtu bën sehir dhe çon selam vetëm nëpër konferenca për shtyp, tamam i ngjan si ato gratë e përdala, kurse Gjykata Kushtetuese hesht, sepse është nën sqetullën e këtij matrapazi dhe të klanit famëzi "PRONTO". Pra, e vetmja rrugë për të ndalur ndarjen e Kosovës nga ky Esat Pashë Toptan dhe Ahmet Zogoll, që po quhet Hashim Thaçi, duhet protesta të fuqishme gjithë popullore dhe përfundimisht duhet dhënë fund kësaj tradhtie të rrezikshme", tha Reshat Badallaj. Sipas Badallajt, tani po shihet ashiqare që Thaçi nuk është i vetëm në këtë projekt, prandaj duhet vepruar sa më shpejt për parandalimin e këtij plani."Tradhtinë e këtij grupi kuislingësh më në fund e nxori në sipërfaqe edhe Edvin Kristaq Rama, se prapa kurrizit të Kosovës është punuar për t´i ra thikë pas shpine, për ndryshimin e kufijve që do të çonte të gjitha të mirat vetëm kah Serbia fashiste dhe të dëmtonte dhe ta ndrydhte Kosovën. U pa publikisht po ashtu edhe se pa më të voglin dyshim se këta të dy dhe këlyshi i UDB-së serbe, pra Hashimi, Edvini dhe Baton Haxhiu janë argatë të Serbisë dhe të Moskës, sepse janë bërë edhe tellallë të tyre, duke i mbrojtur interesat e tyre më mirë se Beogradi e Moska", tha Reshat Badallaj për gazetën "Kosova Sot".