Djaloshi i lindur pa gjysmën e zemrës pyet nënën a do të vdesë

  • 31 August 2015 - 22:51
Djaloshi i lindur pa gjysmën e zemrës pyet nënën a do të vdesë

Një nënë ka treguar si i është thyer zemra kur djali i saj e ka pyetur nëse ai do të vdesë, pasi  familja e tij po përgatitet ta dërgojë në atë që mund të jetë pushimi i tij i fundit. Vogëlushi Sam Bundy është në moshën 10 vjeçe, por i duhen edhe tri operacione apo ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Djaloshi ka lindur me gjysmë zemre. Tani familja e dëshpëruar kanë filluar të grumbullojnë të holla ta dërgojnë në “Disneyland Paris”, që ka gjasa të jetë udhëtimi i tij i fundit, transmeton Kosova Sot Online.

Image

Operacioni i parë kur i kishte tri ditë jetë

Nëna e djaloshit ka thënë: “Operacioni i tij i parë ishte kur i kishte vetëm tri ditë. Kjo është situatë kur nuk mund të ngopesh me frymë. Unë e kam ditur që kur isha në javën e 24 të shtatzënisë se ai ishte me këtë gjendje. Mendoni se jeni të përgatitur, por jo”.  Sam-i, që gjithnjë ka dhimbje, ka lindur në Bristol, pasi  duhej të transferohej në spitalin e fëmijëve në  Birmingem. Aty nuk kishte shtretër, kështu që adhuruesi i “Hull City” – që hero të vetin ka mbrojtësin Michael Dawson – ishte dërguar në Londër. Pas operacionit, gjoksi i tij kishte mbetur i hapur, pasi  ishte shumë i vogël. “Me të vërtetë nuk më kujtohet, të jam e drejtë”, thotë Kymm. “Jam shndërruar në njeri pa ndjenja. Ata më thanë se ai kishte 25 për qind gjasa të mbijetojë. Isha e interesuar që ai vetëm të mbijetojë”. Operacioni i dytë i tij i madh ishte në moshën pesë muajsh, përderisa i treti kur ai ishte dy vjet e 3 muaj. “Ai me të vërtetë është një kalorës i vërtetë”, thotë Kymm. “Ai është 10 vjeç dhe ka madhësinë e një katër-vjeçari. Por, ai gjithmonë buzëqesh. Ai është kaq i lezetshëm dhe simpatik”. Kur Sam-it iu hoq gypi furnizues nga stomaku tre vjet më parë, acidi filloi t’i rrjedhë nga stomaku në lëkurën e tij.  Familja e Sam-it vlerëson secilën ditë të kaluar me të.

Image

Operacion me rrezik

Familja duhet të vendosë nëse dëshiron ta dërgojë atë në “Newcastle’s Freeman Hospital”. “Newcastle i ka ofruar atij një zëvendësim për valvulin e zemrës dhe stimulues kardiak”, ka thënë Kymm, duke shtuar se kjo është e rrezikshme. Nëse diçka nuk shkon si duhet, atij i nevojitet një transplant i menjëhershëm. Kjo do të jetë e domosdoshme gjithsesi. “Kjo është e pashmangshme”, thotë Kymm. Përderisa Sam po rritet, i cili jeton në Njutaun, ai gjithnjë e më shumë po mësohet me sëmundjet e tij. Ai i kishte dëgjuar mjekët derisa po flisnin. I kishte thënë nënës së tij: “Mjekët po flasin për vdekjen e dikujt. A e kishin fjalën për mua”, tregon Kymm: “Unë i thashë atij ‘ se ata  po flisnin për dikë tjetër, por jo për ty. Sepse ti nuk do të shkosh askund“. Tashti, familja janë duke tentuar të marrin një shumë prej rreth 5,000 funte, për ta dërguar në “Disneyland Paris”.

(Kosova Sot)