Ish-deputeti zbulon kompaninë lobuese të Thaçit: Do të kushtojë 3 milionë euro

  • 22 September 2018 - 14:39
Ish-deputeti zbulon kompaninë lobuese të Thaçit: Do të kushtojë 3 milionë euro

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka deklaruar se sipas një informate që e ka ai në një diplomat i huaj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës. Sipas Talit, për të lobuar për ndarje, Thaçi ka ndarë 3 milionë euro.

Sipas ish deputetit Driton Tali, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për idenë e tij për shkëmbim territoresh ka kontaktuar edhe me firmën lobuese “Tony Blair Associates”, informacion për të cilin thotë se e ka marrë nga një diplomat i huaj.

E i gjithë pazari për këtë çështje, Tali po thotë se sillet rreth 3 milionë euro.

Ai e ka quajtur edhe të “pafytyrë”, të parin e vendit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.

Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.

Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.


(Kosova Sot)