“Grushtshtet” në Shtëpinë e Bardhë?

  • 22 September 2018 - 14:50
“Grushtshtet” në Shtëpinë e Bardhë?

Zv.sekretari i Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara Rod Rosentein ka sugjeruar ta përgjojë presidentin Donald Trump dhe në fshehtësi me disa anëtarë të kabinetit por organizonte shkarkimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi vjen nga mediat kryesore amerikane, NYT dhe CNN që raportojnë se ngjarja e bujshme ka ndodhur fill pas shkarkimit të ish-shefit të FBI-së James Comey në Maj të vitit 2017.

Zv/sekretari Rosentesin i mohoi raportimet në media për një grusht të mundshëm shteti brenda kabinetit Trump. Sipas tij, këto dyshime janë të pasakta dhe të pafaktueshme.

Megjithatë BBC raporton se mohimi u bë me një ton sarkazme, çka rrit dyshimet se plani ka qenë konkret.

Numri 2 i drejtësisë amerikane ka qenë më herët në shënjestër të presidentit Trump, ashtu si edhe prokurori i përgjithshëm njëherësh ministri i drejtësisë, Jeff Sessions.

Në një takim elektoral, pa përmendur emra presidenti Trump tha se duhet punuar për të çrrënjosur të keqen e vazhdueshme.

Pak javë më parë mediat amerikane raportuan se brenda administratës amerikane ekzistonte një grup i quajtur ‘Rezistenca’ që punonte në heshtje kundër presidentit Donald Trump.


(Kosova Sot)